Komuna e Klinës ka rishpallur konkursin për studentë.
Sipas njoftimit zyrtar nga komuna, konkursi është rishpallur, pasi në konkursin e parë nuk është plotësuar numri i përfituesve të bursave sipas vendimit të kuvendit të komunës, prandaj është bërë rishpallja edhe për 20 bursa.
Konkursi është i hapur deri më 27 nëntor.


