HomeKomunaKomuna e Klinës sqaron pretendimet për deponi të mbeturinave te Liqeni i...

Komuna e Klinës sqaron pretendimet për deponi të mbeturinave te Liqeni i Sferkës

Komuna e Klinës ka reaguar ndaj shqetësimeve të qytetarëve dhe banorëve të fshatit Sferkë lidhur me disa pretendime të përhapura se hapësira në vendin e njohur si Liqeni i Sferkës mund të caktohet si lokacion për një deponi të mbeturinave.

Përmes një sqarimi publik, Komuna e Klinës ka bërë të ditur se nuk ka planifikuar dhe as nuk ka shqyrtuar ndonjëherë mundësinë që ky lokacion të shfrytëzohet për deponi të mbeturinave.

Sipas komunës, zona te Liqeni i Sferkës është nën menaxhimin e kompanisë “Boksitet e Kosovës”, e cila monitorohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe Agjencia për Menaxhimin e Minierave dhe Mineraleve të Kosovës. Si rrjedhojë, çdo veprim apo ndërhyrje në këtë hapësirë mund të realizohet vetëm me autorizimin e institucioneve përkatëse.

Nga Komuna e Klinës theksohet gjithashtu se Liqeni i Sferkës duhet të ruhet dhe të trajtohet si një hapësirë me potencial për zhvillimin e turizmit dhe si një atraksion për qytetarët.

Në fund të reagimit, komuna ka ritheksuar përkushtimin për transparencë dhe për informimin e drejtë të qytetarëve për çdo çështje që lidhet me interesin publik.

spot_img

Të fundit