Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Komuna e Prishtinës ka shtruar iftar në Katedralen ‘Nënë Tereza’, në kryeqytet.
Në disa fotografi të shpërndara në profilin e tij në Facebook, i pari i Prishtinës shihet në mesin e prijësve të komuniteteve fetare të Kosovës, në krye me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.
“Kryeqyteti shtron iftar në katedrale! Bashkë – Gjithmonë”- ka shkruar Rama, të premten, më 21.03.2025.
