Banorëve të fshatit Dugajevë në Klinë shumë shpejt do t`ju zgjidhet problemi më i madh infrastrukturor që ata kanë, ndërtimi i urës.
Për këtë komuna e Klinës dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë nënshkruar një marrëveshje të bashkëpunimit, ku kanë ndarë mjetet e nevojshme buxhetore për realizimin e këtij projekti Kështu ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj, nëpërmjet një postimi në facebook.
Ai ka thënë se projekti do të ketë një buxhet prej 415 000 euro dhe ndërtimi i tij do të fillojë këtë vit.
”NËNSHKRUHET MARRËVESHJA PËR NDËRTIMIN E URËS NË DUGAJEVË
Me zëvendësministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durimishi, sot kemi nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për ndërtimin e urës në fshatin Dugajevë.
Projekti do të ketë një buxhet prej 415 000 euro dhe ndërtimi i tij do të fillojë këtë vit.
Ky është një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për banorët e kësaj ane dhe një kërkesë e tyre e vazhdueshme që tashmë po merr zgjidhje”, ka thënë Elezaj.
