HomeLajmeKy është pronari i furrës në Vushtrri, që e vrau ish-punëtorën e...

Ky është pronari i furrës në Vushtrri, që e vrau ish-punëtorën e më pas edhe vetën

Një person i moshës 58-vjeçar, sot rreth orës 14:56 dyshohet se për motive akoma të paqarta, ka qëlluar për vdekje një grua të 42-tave, duke e lënë të vrarë, e më pas edhe duke kryer vetëvrasje, raporton GazetaDemos.

Rasin e ka konfirmuar edhe zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se në cilësinë e provave materiale, është sekuestuar një armë pistoletë.

“Sot, rreth orës 14:56, policia ka pranuar informatën për një vrasje të ndodhur në fshatin Stanovc  të Vushtrrisë.  Bazuar në hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes  dyshohet se kryesi i veprës,  dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H.,  e më pas  i dyshuari ka qëlluar edhe veten. Në cilësi të provave  materiale  në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë”, tha ai.

Me urdhër të Prokurorit, dy trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit po vazhdojnë  hetimet për  veprat penale ” Vrasje  e rëndë ‘ dhe ” Vetëvrasje”.

spot_img

Të fundit