Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot afër gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë.
Si pasojë e rënies së një shtylle të betonit një veturë është dëmtuar e këtë rast janë rrezikuar edhe kalimtarët e rastit.
Fatos Geci, dëshmitar i rastit, e ka përshkruar ngjarjen me rrezik edhe për jetë.
“Ishte çeshtje sekondash që unë mund të vdisja sonte!!!
Duke vozitur në rrugën kryesore afër gjimnazit Sami Frashëri, një bander i betonit ra para makinës sime në mes të rrugës. Një makinë e parkuar në trotuar, pothuajse tërësisht e shkatërrua.
Meqenëse jetojmë në Kosovë, gjithçka qe ndodhe është në dorën e Zotit!
Kjo është Prishtina e perjetimeve me kryetar arkitektin anglezë ”, ka shkruar Geci.
Sipas informacioneve që ka Inzoom nuk ka asnjë person të lënduar.
/Gazeta Inzoom