HomeLajmeNë Klinë bëhen homazhe në nderim të dëshmorëve në kuadër të Epopesë...

Në Klinë bëhen homazhe në nderim të dëshmorëve në kuadër të Epopesë së UÇK-së

Në kuadër të shënimit të Epopeja e UÇK-së, përfaqësues të Komunës së Klinës kanë bërë homazhe në nderim të dëshmorëve të kombit.

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, së bashku me përfaqësues të Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veteranë të luftës dhe qytetarë, ata vendosën kurora lulesh dhe bënë homazhe te shtatorja e komandantit Kapuç, Mujë Krasniqi, si dhe në Kompleksin Memorial “Kodra e Kuqe”, te varrezat e dëshmorëve në Grabanicë.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Elezaj theksoi se Epopeja e UÇK-së përfaqëson një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së re të popullit shqiptar dhe simbolizon sakrificën dhe përkushtimin për liri.

spot_img

Të fundit