HomeLajmeNjë i vrarë dhe një i plagosur në Gjakovë

Një i vrarë dhe një i plagosur në Gjakovë

Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në Gjakovë, në orët e para të mëngjesit, raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi për Ekonomia Online ka thënë se po ndërmerren veprimet hetimore për arrestimin e të dyshuarve.  

“Sot rreth orës 05:30, jemi njoftuar se në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes (ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij). Personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Njësitë përkatëse policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Aktualisht po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjakovë, Sheremet Elezi.

spot_img

Të fundit