HomeLajmeOsmani në Berlin: Kosova, shembull i lirisë dhe demokracisë

Osmani në Berlin: Kosova, shembull i lirisë dhe demokracisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për vizitë në Berlin ku mori pjesë në “The World Forum”.

Gjatë fjalimit të saj Osmani përmendi  historinë e Kosovës si një shtet dhe popull që ka kaluar përmes luftës dhe sakrificave për shekuj me radhë, me qëllim arritjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë që qytetarët e Kosovës gëzojnë sot.

Postimi i plotë:

Sot në Berlin, në “The World Forum”, fola për Kosovën si shembull i një shteti dhe një populli që ka luftuar e sakrifikuar për shekuj me radhë, për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë që e gëzojmë sot.

Për Kosovën, demokracia nuk është vetëm sistemi më i mirë i vlerave që njeh njerëzimi, por është edhe vetë sinonimi i lirisë, paqes dhe sigurisë.
Kosova sot është sinonim i demokracisë që po avancon vazhdimisht, sepse besimi në vlerat demokratike është themeli mbi të cilin është ndërtuar shteti ynë.

Fjalimi i plotë: ⬇️

spot_img

Të fundit