Dje më 21 janar janë bërë 19 vjet nga vdekja e presidentit Ibrahim Rugova.
Rreth tij ka folur analisti politik Rrahman Paçarizi.
Ai në Rubikon të Klan Kosovës tha se kryeministri aktual Albin Kurti nuk është konsistent, pasi që para gati dy dekadash e kishte quajtur Rugovën kolaboracionist, ndërkaq Hashim Thaçin tradhtar.
“Para 19 vjetësh kur ka vdekur Rugova ky e ka quajtur kolaboracionist, madhe Thaçin e pat quajtur tradhtar që po shkon te kolaboracionisti, të cilin sot e quan hero, thotë që e ka ndërtuar shtetin, e ka trasuar rrugën”, tha Paçarizi rreth deklarimeve të Kurtit për Rugovën, njofton Klankosova.tv.