Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa(PZAP) ka dënuar Partinë Demokratike të Kosovës(PDK) më 2 000 euro, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike.
Vendimi i PZAP-së është marrë pas ankesës që ka bërë LVV në PZAP, ku një qytetar shihet duke e prerë me gërshërë kartelën e anëtarësisë së LVV-së dhe prezantohet si aderim i ri në PDK nga sekretari organizativ i PDK-së në Malishevë, shkruan Gazeta Inzoom.
Me gjithë kundërshtimin e PDK-së, PZAP e ka pranuar ankesën e LVV-së duke theksuar në vendim se publikimi i videos është bërë me qëllim të etiketimit të subjektit politik LVV dhe promovimit të PDK-së.
https://pzap.rks-gov.net/wp-content/uploads/2025/01/6.-Anr.37-Vendim.pdf
/Gazeta Inzoom


