Egzon Azemi, aktivist e shef i kabinetit te ministri Arben Vitia, është dënuar me 6 muaj burgim.
Kjo pasi ai është gjetur fajtor për kanosjen e prokurorit Afrim Shefkiu dhe gjyqtarit Mentor Bajraktari.
Pas dënimit, ai ka hedhur “vrer” mbi gjykatën.
“Unë, Edi Zenelaj dhe Qerim Elashani u dënuam me 6 muaj burg apo 1 vit e gjysmë gjithsej, sepse Afrim Shefkiu u ndie i “kërcënuar” pasi liroi terroristin serb Dejan Pantiq. Edi për një grafit ky shkruhej shtyllë e turpit, Qerimi për një koment, ndërsa unë për postimin e një thënie të Avniut. Prokuroria Speciale është e dorëzuar para kriminelëve prandaj akuzon e dënon aktivistë. Por një ditë do këtë drejtësi të vërtetë. Poshtë kriminelët e tradhtarët! Avniu gjithmonë mbetët hero!”, ka shkruar Azemi në “Facebook”.