Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në akademinë përkujtimore me rastin e 26-vjetorit të masakrës në Krushë të Madhe, tha se nuk do të pushojmë, derisa krimet e Serbia të dalin para drejtësisë, raporton Ekonomia Online.
“Familjet e tyre jetojnë me dhimbje që pritja nuk merr fund. Në këtë pritje është edhe një emër, Ukshin Hoti. Një intelektual dhe zë i kombit u mor me dhunë dhe që nga atëherë nuk dihet asgjë, veçse dihet që e mori Serbia dhe pyetja se ku është Ukshin Hoti ende nuk ka përgjigje. Drejtësia për Krushën e Madhe është drejtësi për heronjtë dhe martirët e UÇK. Nuk do të pushojmë derisa krimet e kryera nga Serbia të dalin para drejtësisë”, tha presidentja Osmani.
