Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës(SPAK) ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Optika Moda për ofrimin e shërbimeve shëndetësore falas në fushën e kujdesit për sy për anëtarët e SPAK-ut.
“Ju njoftojmë se SPAK ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me “Optika Moda” SH.P.K. me qëllim që të ofrojë përfitime të veçanta për anëtarët tanë dhe familjet e tyre në fushën e kujdesit për sy.”
përfitimet që ofron kjo marrëveshje për anëtarët e SPAK janë:
-Zbritje 50% për syze dioptrike nga çmimi i tyre i
rregullt
-Zbritje 30% për lente kontakti dhe për xhama
dioptrik
-Zbritje 30% për syze dielli
-Zbritje 30% për lente me ngjyrë
Për familjarët e ngushtë të anëtarëve (prindërit,
bashkëshortët/et, dhe fëmijët):
-Zbritje 30% për syze dioptrike
-Zbritje 20% për lente kontakti dhe xhama
dioptrik