HomeLajmeTahiri: Vëllai i Rrezarta Krasniqit kërcënon me jetë sekretarin e LDK-së në...

Tahiri: Vëllai i Rrezarta Krasniqit kërcënon me jetë sekretarin e LDK-së në Vushtrri

Xhafer Tahiri, kandidati i LDK-së për deputet, ka bërë të ditur se vëllai i Rrezarta Krasniqit ka kërcënuar me jetë sekretarin e LDK-së Dega në Vushtrri, Betim Grabanica.

Këto deklarata ai i bëri pasi Rrezarta Krasniqi e ka akuzuar atë për keqpërdorim të votave të në Vushtrri, për të cilat nisi hetim edhe Prokuroria e Mitrovicës.

“Sekretari i Degës, Betim Grabanica, e ka lajmëruar vëllanë e Rrezarta Krasniqit, Valmir Krasniqin për kërcënim, sepse i njëjti e ka kërcënuar me jetë Betim Grabanicën, Policia e Vushtrrisë ka hapë rast dhe siç duket presion ndaj sekretarit të degës dhe anëtarëve të tjerë të degës”, ka thënë Tahiri.

spot_img

Të fundit