HomeLajmeTara pranon t’u përgjigjet pyetjeve të mbrojtjes, por refuzon sërish Prokurorinë pa...

Tara pranon t’u përgjigjet pyetjeve të mbrojtjes, por refuzon sërish Prokurorinë pa iu paraqitur dokumenti i vitit 2019

Ismet Tara, ish-komandanti i UÇK-së, i njohur me nofkën ‘Hoxha’, sot po vazhdon dëshminë në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë.

Përderisa ditën e djeshme ai nuk pranoi të përgjigjet  pyetjeve të Prokurorisë pa iu dhënë një dokument i vitit 2019, Tara  sot ka bërë të ditur se do të përgjigjet në pyetjet e avokatëve mbrojtës, por përsëriti se nuk do të përgjigjet në pyetjet e Prokurorisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Pyetjeve të  mbrojtjes po, por të prokurores time e cila ka fshehur dokumentin jo. Ai dokument kurrë nuk është paraqitur dhe është paraqitur tash për herë të parë. Ai dokument është shumë shqetësues për mua. Unë do t’u përgjigjem pyetje të avokatëve, të gjitha”, tha ai në seancë.

Gjykatësi vendosi për pauzë, pasi kërkoi që t’i shpjegohet dëshmitarit se kur vendosë të përgjigjet në pyetjet e mbrojtjes, duhet të përgjigjet edhe ato të Prokurorisë.

Prokurorja Vega Iodice në seancën e sotme tha se refuzimi i tij për të dëshmuar do të thotë moskryerje e të drejtës civile.

“Nuk kemi pse çojmë dëm kohën e gjykatës që t’i bëjmë pyetje pasi nuk po përgjigjet. Kjo do të thotë moskryerje e të drejtës civile”, tha ajo.

spot_img

Të fundit