HomeLajmeTë shtëna me armë zjarri në Gjakovë

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë

Një rast i të shtënave me armë zjarri ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në fshatin Lipovec të Gjakovës.

Policia i është përgjigur menjëherë rastit, ku në vendin e ngjarjes kanë hasur edhe personin e dyshuar.

Organet e rendit, e kanë gjetur edhe një pistoletë dhe një gëzhojë.

“Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Rasti është iniciuar si “Përdorim i armës”.

spot_img

Të fundit