Në rrjetet sociale janë shfaqur disa fotografi të personave që ishin të pranishëm në ngjarjen tragjike në diskotekën “Puls” në Koçan ku humbën jetën të paktën 51 persona dhe u lënduan dhjetëra të tjerë nga zjarri që përfshiu klubin e natës.
Në “Instagram” dhe “Facebook” po shpërndahen fotografi të të rinjve duke kërkuar informacione për më të afërmit e tyre, ka raportuar mediumi maqedonas, Kanal 5.
Fotografitë e tyre, së bashku me emrat dhe numrat e telefonit janë shpërndarë, me kërkesën që, nëse dikush e di në cilën spital ndodhen ose ka ndonjë informacion tjetër, të njoftojë në numrat e dhënë.














Rreth tragjedisë:
Zjarri raportohet se ka shpërthyer rreth orës 03:00 të mëngjesit gjatë një performance të grupit hip-hop ADN në klubin Pulse në Koçan, një qytet rreth 100 km në lindje të kryeqytetit, Shkup.
Të plagosurit u dërguan ose në spitalin lokal në Koçan ose në Shtip, rreth 20 milje në jug