Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje rreth orës 17:00 në rrugën “Faruk Rama” në Prishtinë, pasi një person humbi jetën tragjikisht teksa një tjetër mbeti i lënduar
Lajmin e konfirmoi Policia e Kosovës, të cilët bënë me dije se viktima e këtij rasti vdiq si pasojë e lëndimeve të marra gjatë kohës që ishte duke punuar, teksa u raportua se gjatë momentit kritik mbi të njëjtin kishte rënë betoni.
GazetaDemos merr vesh nga burimet e veta se viktima e kësaj ngjarje është veterani i UÇK-së, Bashkim Nitaj nga Dranoci i Deçanit.


