HomeKomuna“Transferet para zgjedhjeve lokale”, Sokol Bashota merr mbështetje nga ish votues të...

“Transferet para zgjedhjeve lokale”, Sokol Bashota merr mbështetje nga ish votues të LDK-së

Kryetari i PDK-së në Klinë, Sokol Bashota, ka njoftuar se dy djemtë e ish drejtorit të Financave në komunën e Klinës, njëherësh ish kandidat për kuvendin e komunës nga radhët e LDK-së, Aziz Deskut, Gentriti dhe Dardani, do ta mbështesin në rrugëtimin e tij politik.

Bashota ka theksuar se ndihet me fat që në rrugëtimin e tij do t’i ketë përkrah Gentritin dhe Dardanin dhe ka vlerësuar thellësisht mbështetjen e tyre të sinqertë dhe pa asnjë rezervë!

Aziz Desku ka qenë drejtor i Financave Ekonomisë dhe Zhvillimit nga viti 2017 deri në vitin 2022, kur ndërroi jetë pas një sëmundje. Ai ka mbajtur edhe pozita të tjera të rëndësishme.

/GazetaInzoom

spot_img

Të fundit