HomeLajmeTre të arrestuar, u kapën rreth pesë kilogramë kokainë, në vlerë rreth...

Tre të arrestuar, u kapën rreth pesë kilogramë kokainë, në vlerë rreth 380 mijë euro

Policia e Kosovës njoftoi se në Prishtinë u arrestuan të martën tre të dyshuar për veprimtari kriminale me narkotikëve dhe u sekuestruan 2 kg e 643.27 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë me vlerë në treg rreth 200,000 euro.

Po ashtu, konfiskoi një armë, dy automjete, tre telefona, 400 euro para të gatshme e prova të tjera.

Në vijimësi të hetimeve dhe zhvillimit operacional është kontrolluar edhe banesa e njërit nga të dyshuarit në Fushë Kosovë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 2 kg e 300 gram substancë e dyshuar kokainë me vlerë të përafërt në treg rreth 180,000 euro dhe një armë zjarri me 14 fishekë.

“Të gjithë të dyshuarve kryesor iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet janë duke vazhduar nga DHTN – Sektori Qendror në koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin nga PK.

Gjatë operacionit, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, të cilët kanë tentuar të largohen me veturën e tyre. Gjatë kontrollit u është gjetur një armë dhe është konstatuar se automjeti i tyre ishte me dokumentacion të falsifikuar. Këta persona nuk kanë ndërlidhje me rastin kryesor, andaj janë proceduar nga patrulla policore e Stacionit Jugu – Prishtinë.

spot_img

Të fundit