HomeLajme“Votat e mërgimtarëve s’janë të sigurta”, KQZ del me sqarim: Kemi pranuar...

“Votat e mërgimtarëve s’janë të sigurta”, KQZ del me sqarim: Kemi pranuar dy operatorë, veç njëri i përgjegjshëm

“Votat e kosovarëve nga diaspora nuk janë në duar të sigurta. Tenderi për bartjen e tyre iu dha një kompanie të cilës iu kishte shkëputur kontrata vitin e kaluar nga Ministria e Jashtme për shkak se ishte cilësuar si e papërgjegjshme”, ishte lajmi që qarkulloi sot në media.

E për këtë KQZ ka dalë me sqarim, duke thënë se shpallja e tenderimit vjen për operatorin ekonomik, i cili do të kryej shërbimet postare për votat nga diaspora, dhe nga kjo shpallje, prej dy operatorëve paraqitës veç njëri ishte i përgjegjshëm.

“Pas anulimit të procedurës së hapur, duke marrë për bazë afatin e shkurtër kohor, KQZ ka përdorur procedurën e negociuar  sipas Ligjit për Prokurimin Publik. Procedura është zhvilluar duke zbatuar parimet e transparencës, përkatësisht KQZ ka ftuar të gjithë operatorët ekonomik te licensuar për shërbime postare nga ARKEP, e të cilët nuk rezultojnë se kanë ndalesë, respektivisht nuk është në listën e zezë nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, ashtu siç është pretenduar.

Lidhur me këtë aktivitet, KQZ ka pranuar dy oferta nga dy operatorë ekonomik dhe pas vlerësimit, ka rezultuar se vetëm një operator është i përgjegjshme në raport me kërkesat e dosjes së tenderit ashtu sikurse përcaktohet në dispozitat e Ligjit për Prokurimin Publik. Çmimet e ofertuara janë vetëm çmime të peshuara për njësi dhe vlera e realizimit bazohet në nevojat që paraqiten për shërbimet e kërkuara”, thuhet ndër tjera në njoftimin e KQZ-së.

Saqrimi i plotë i KQZ-së: 

Pas lajmeve të publikuara dhe pas interesimit të mediave lidhur me procedurën tenderuese për tërheqjen e pakove me fletëvome dhe dërgimin/kthimin e materialeve zgjedhore për votimin jashtë Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e vlerëson të nevojshme të jap sqarimet e mëposhtme.

Për Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen me datën 9 shkurt 2025, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, votuesit jashtë Kosovës që janë regjistruar suksesshëm për të votuar përmes postës, kanë mundësi t’i dërgojnë pakot me fletëvotime në kutitë postare që janë hapur nga KQZ në 22 shtete të botës. Gjithashtu votuesit jashtë Kosovës kanë mundësinë e votimit në 33 përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës.

Andaj, për ta realizuar shërbimin e tërheqjes së pakove me fletëvotime si dhe dërgimin e kthimin e materialeve zgjedhore në përfaqësi diplomatike për procesin e votimit, KQZ ka shpallur tender në procedurë të hapur për të kontraktuar operatorin ekonomik, i cili do të kryej shërbimet postare.

Pas anulimit të procedurës së hapur, duke marrë për bazë afatin e shkurtër kohor, KQZ ka përdorur procedurën e negociuar  sipas Ligjit për Prokurimin Publik. Procedura është zhvilluar duke zbatuar parimet e transparencës, përkatësisht KQZ ka ftuar të gjithë operatorët ekonomik te licensuar për shërbime postare nga ARKEP, e të cilët nuk rezultojnë se kanë ndalesë, respektivisht nuk është në listën e zezë nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, ashtu siç është pretenduar.

spot_img

Të fundit