HomeLajmeVrasja e Ardit Zymerit, rrëfehet axha i tij: Djali ka honger iftar...

Vrasja e Ardit Zymerit, rrëfehet axha i tij: Djali ka honger iftar edhe ka dalë…

Familja Zymeri nga fshati Shtitaricë i Vushtrrisë sot ka hapur të pamen për 19-vjeçarin Ardit Zymeri, i cili u vra mbrëmë nga i dyshuari Bleon Dibrani.

Arsyet e motivit sipas familjes së Arditit ende nuk dihen.

Në lidhje me këtë tragjedi, axha i viktimës, Nysret Zymeri ka thënë se nuk i dinë arsyet, dhe se djali i tyre nuk kishte telashe me askënd.

Ai ka treguar se, pas iftarit, Arditi kishte dalë si të rinjtë e tjerë, dhe nuk kishte dhënë asnjë shenjë që mund të kishte pasur telashe.

“Na kanë thirrë policia, na kanë thënë që është i plagosur, por kur shkuam aty ai ishte tashmë i vdekur,” ka shtuar axha i viktimës.

Familja Zymeri, me dhimbje dhe lot, ka njoftuar se lamtumira e fundit do t’i jepet Arditit sot, në orën 16:30, në varrezat e fshatit Dubofc. /IndeksOnline.

spot_img

Të fundit