HomeKomunaZenun Elezaj ia siguron Klinës edhe një projekt të madh, nënshkruan marrëveshje...

Zenun Elezaj ia siguron Klinës edhe një projekt të madh, nënshkruan marrëveshje me MZHR në vlerë mbi 300 mijë euro

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëfinancimi me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal në vlerë 330 000 euro. Elezaj dhe zëvendesministri Tafarshiku kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëfinancimin e projektit “Ndërtimi i trotuarit me ndriçim Klinë – Jashanicë dhe Krushevë e Vogël – Zllakuqan, ka njoftuar kryetare Elezaj në rrjetin e tij social në facebook.

“Kam kënaqësinë që të ndaj me ju edhe një lajm tjetër të mirë e të rëndësishëm për komunën tonë. Me zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku, sot kemi nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi për Bashkëfinancimin e projektit “Ndërtimi i trotuarit me ndriçim Klinë – Jashanicë dhe Krushevë e Vogël – Zllakuqan.

Vlera e përgjithshme e projektit, procedurat e të cilit do t`i fillojmë menjëherë, është 330 000 euro. 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚 𝐞 𝐊𝐥𝐢𝐧ë𝐬 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐨𝐣ë 𝐩𝐣𝐞𝐬ë𝐧 𝐦ë 𝐭ë 𝐦𝐚𝐝𝐡𝐞 𝐭ë 𝐩𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭𝐢𝐭, 𝐤𝐮 𝟐𝟑𝟎 𝟎𝟎𝟎 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐩𝐚𝐠𝐮𝐡𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐛𝐮𝐱𝐡𝐞𝐭𝐢 𝐢 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧ë𝐬 𝐬ë 𝐊𝐥𝐢𝐧ë𝐬, ndërsa 100 000 nga buxheti i MZHR-së.

E falënderoj Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për këtë bashkëpunim në këtë projekt shumë të nevojshëm, të duhur e të rëndësishëm për qytetarët tanë, në veçanti banorët e këtyre fshatrave në të cilat do të rritet siguria.

Bashkëpunimet e tilla ku komuna është bashkëfinancuese e projekteve janë dëshmi e qartë dhe shembull i qeverisjes së mirë në komunën tonë, menaxhim të duhur e të përgjegjshëm të projekteve”, ka thënë Elezaj.

spot_img

Të fundit