HomeLajmePrizrenasi rren publikisht se është punësuar në Polici, publikon foto me uniformë:...

Prizrenasi rren publikisht se është punësuar në Polici, publikon foto me uniformë: Përhajr na koftë…

Prezantimi i rremë si zyrtar policor ose mbajtja pa autorizim e shenjave të personit zyrtar përbën vepër penale. Një rast i ngjashëm, i shfaqjes në rrjete sociale me uniformë të Policisë së Kosovës, duke deklaruar rrejshëm se është bërë pjesë e këtij institucioni ka ndodhur së fundmi në Prizren.

Një person me emrin Ajrim Muja, i cili sipas llogarisë së tij në Facebook është nga Zhuri, por jeton në Budapest, ka publikuar dy fotografi ku shihet me një xhaketë të Policisë, brenda një lokali.

Në mbishkrimin e këtij postimi, ai ka shkruar “Perhajr na koft puna re.! Vetem perpara.”, ku ka marrë shumë urime gjoja për këtë ‘arritje’ të tij për ‘punësim’ në nënstacionin policor të Zhurit.

spot_img

Të fundit