HomeLajme12 komuna përfitojnë rreth 8 milionë euro nga granti i performancës komunale

12 komuna përfitojnë rreth 8 milionë euro nga granti i performancës komunale

Ministri i Administrimit e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka nënshkruar marrëveshje për financimin e projekteve kapitale me kryetarët nga dymbëdhjetë komunat përfituese.

Përmes këtij granti, MAPL dhe donatorët financojnë komunat në projekte të cilat kanë për qëllim zhvillimin ekonomik lokal, gjithpërfshirjen dhe digjitalizimin e shërbimeve komunale.

“Kjo garë ka kuptim vetëm kur gara është transparente dhe se kjo garë tashmë ka rëndësi më të madhe pasi që është institucionalizuar dhe bazohet në ligjin përkatës të votuar në kuvend. Përmes këtij granti, MAPL dhe donatorët financojnë komunat në projekte të cilat kanë për qëllim zhvillimin ekonomik lokal, gjithpërfshirjen dhe digjitalizimin e shërbimeve komunale. Urime kryetarëve të komunave përfituese!”, ka shkruar Krasniqi.

spot_img

Të fundit