Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Klinë ka bërë publike agjendën për 27-vjetorin e Epopesë.
Aktivitetet e veteranëve në Klinë do të fillojnë me homazhe pranë shtatores së Mujë Krasniqit në Klinë, ndërsa më pas do të bëhet homazhe edhe në Prekaz dhe Marinë të Skenderajt.
Ndryshe nga OVL-UÇK dega në Klinë, komuna ka planifikuar bërjen e homazheve në kompleksin memorial “Kodra e Kuqe” në Grabanicë.
