HomeLajmeVdes një punëtor në Rahovec

Vdes një punëtor në Rahovec

Një punëtor ka humbur jetën në Rahovec të mërkurën.

Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se i njëjti ishte dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Spitalit në Gjakovë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, Policia ka dalë në vendngjarje për të kryer hetimet.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për këtë rast, i cili është cilësuar si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

Rasti është ende nën hetime.

spot_img

Të fundit