HomeBotëTragjedia në Koçan me 51 viktima: Dhjetëra familjarë ende në pasiguri për...

Tragjedia në Koçan me 51 viktima: Dhjetëra familjarë ende në pasiguri për fatin e fëmijëve, kërkojnë ndihmë në rrjete sociale

Në rrjetet sociale janë shfaqur disa fotografi të personave që ishin të pranishëm në ngjarjen tragjike në diskotekën “Puls” në Koçan ku humbën jetën të paktën 51 persona dhe u lënduan dhjetëra të tjerë nga zjarri që përfshiu klubin e natës.

Në “Instagram” dhe “Facebook” po shpërndahen fotografi të të rinjve duke kërkuar informacione për më të afërmit e tyre, ka raportuar mediumi maqedonas, Kanal 5.

Fotografitë e tyre, së bashku me emrat dhe numrat e telefonit janë shpërndarë, me kërkesën që, nëse dikush e di në cilën spital ndodhen ose ka ndonjë informacion tjetër, të njoftojë në numrat e dhënë.

Rreth tragjedisë:

Zjarri raportohet se ka shpërthyer rreth orës 03:00 të mëngjesit gjatë një performance të grupit hip-hop ADN në klubin Pulse në Koçan, një qytet rreth 100 km në lindje të kryeqytetit, Shkup.

Të plagosurit u dërguan ose në spitalin lokal në Koçan ose në Shtip, rreth 20 milje në jug

spot_img

Të fundit