HomeLajmeKomuna e Prishtinës shtron iftar në Katedralen "Nënë Tereza"

Komuna e Prishtinës shtron iftar në Katedralen “Nënë Tereza”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Komuna e Prishtinës ka shtruar iftar në Katedralen ‘Nënë Tereza’, në kryeqytet. 

Në disa fotografi të shpërndara në profilin e tij në Facebook, i pari i Prishtinës shihet në mesin e prijësve të komuniteteve fetare të Kosovës, në krye me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava. 

“Kryeqyteti shtron iftar në katedrale! Bashkë – Gjithmonë”- ka shkruar Rama, të premten, më 21.03.2025. 

spot_img

Të fundit