Komuna e Gjilani ka marrë vendim për shpalljen “Qytetar nderi” i kësaj komune për presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, shkruan Gazeta Inzoom.
Kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni, falënderoi presidentin për përkushtimin në avancimin e marrëdhënieve vëllazërore dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.
Nga ana tjetër Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, tha se me emocion, mirënjohje dhe përulësi pranoi titullin “Qyetar Nderi” i Gjilanit, të këtij qyteti në rrugët e të cilit ndihet historia, energjia rinore, shpresa për të ardhmen.
/GazetaInzoom