(E plotësuar) Përurohet pikë-kalimi i përbashkët kufitar “Hani i Elezit – Bllacë”, në kufirin Kosovë – Maqedoni e Veriut, pjesëmarrës në këtë ceremoni janë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, homologu i tij maqedonas, Hristijan Mickoski.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni janë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, homologu i tij maqedonas, Hristijan Mickoski, si dhe , dy ministrat e Punëve të Brendshme nga dy vendet si dhe figura të tjera politike.
Qytetarët e Kosovës për të shkuar në Maqedoninë e Veriut kontrollin kufitar do ta kenë te policia maqedonase. Kurse për të hyrë në Kosovë kontrollin kufitar do ta kenë te Policia e Kosovës.
Vendkalimet kufitare do të jenë në anën e Maqedonisë në Bllacë.
Hapet pikë-kalimi i përbashkët kufitar Hani i Elezit – Bllacë
Sot pritet të përurohet pikë-kalimi i përbashkët kufitar “Hani i Elezit – Bllacë”.
Në njoftimin e qeverisë në detyrë thuhet se hapja do të fillojë nga ora 11:00, dhe bëhet në bashkëpunim me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.
Pjesëmarrës do të jenë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, homologu i tij maqedonas, Hristijan Mickoski, dy ministrat e Punëve të Brendshme nga dy vendet si dhe figura të tjera politike.