(E plotësuar) Përurohet pikëkalimi i përbashkët kufitar “Hani i Elezit – Bllacë”, në kufirin Kosovë – Maqedoni e Veriut, pjesëmarrës në këtë ceremoni janë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, homologu i tij maqedonas, Hristijan Mickoski.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se sot, pas një kohe të gjatë, po bëhen pikëkalimet e përbashkëta në Han i Elezit – Bllacë” dhe Glloboqicë – Jazhincë, në kufirin Kosovë – Maqedoni e Veriut.
“Janë më shumë se pika kufitare. Janë pika të reja që lidhin edhe më shumë dy shtetet tona”, ka thënë Kurti, duket treguar se modeli i kësaj pike kufitare do të jetë “hyrje-hyrje”, tha Kurti.
Sipas tij, ky model do të mundësojë sistemimin e policisë kufitare vetëm në hyrje, duke optimizuar resurset dhe rritur kapacitetet për përballjen me fluksin në rritje të qytetarëve.
Kurti tha se vetëm gjatë vitit 2024 pikat kufitare Kosovë – Maqedoni e Veriut i kaluan 5 milionë qytetarë. Këto pikë kalime kufitare do të ndihmojnë në qarkullimin më të shpejtë të ushtëtarëve dhe mallrave.
Kjo është shenjë e bërë në bashkëpunim në mes dy vendeve. Sipas Kurtit ky hap i pritur kahmot nga qytetarët, është rezultat i punës në mes dy vendeve në mes dy qeverive.
“Na gëzon fakti që tani e tutje policët tanë do të punojnë në të njëjtat hapësira. Kësisoj kemi fuqizim të partnertitetit dhe bashkëpunimit tonë në fushën e sigurisë”, tha Kurti.
Kurse ministri i Brendshëm, në detyrë Xhelal Sveçla, ka thënë se kjo do t’u kursejë kohë qytetarëve të të dyja shteteve.
Simbolet e Republikës së Kosovës të vendosura në vendkalimin Bllacë, për hyrje në Kosovë. Vendkalimi i deritanishëm kufitar në Han të Elezit, prej sot pushon së funksionuari.
Hapet pikëkalimi i përbashkët kufitar Hani i Elezit – Bllacë

Përurohet pikëkalimi i përbashkët kufitar “Hani i Elezit – Bllacë”, në kufirin Kosovë – Maqedoni e Veriut, pjesëmarrës në këtë ceremoni janë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, homologu i tij maqedonas, Hristijan Mickoski.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni janë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, homologu i tij maqedonas, Hristijan Mickoski, si dhe , dy ministrat e Punëve të Brendshme nga dy vendet si dhe figura të tjera politike.
Qytetarët e Kosovës për të shkuar në Maqedoninë e Veriut kontrollin kufitar do ta kenë te policia maqedonase. Kurse për të hyrë në Kosovë kontrollin kufitar do ta kenë te Policia e Kosovës.
Vendkalimet kufitare do të jenë në anën e Maqedonisë në Bllacë.
Hapet pikëkalimi i përbashkët kufitar Hani i Elezit – Bllacë
N.M. /RTKlive
Sot pritet të përurohet pikëkalimi i përbashkët kufitar “Hani i Elezit – Bllacë”.
Në njoftimin e qeverisë në detyrë thuhet se hapja do të fillojë nga ora 11:00, dhe bëhet në bashkëpunim me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.
Pjesëmarrës do të jenë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, homologu i tij maqedonas, Hristijan Mickoski, dy ministrat e Punëve të Brendshme nga dy vendet si dhe figura të tjera politike.