HomeKomunaShënohet Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, Rama: Nderim dëshmorëve dhe...

Shënohet Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, Rama: Nderim dëshmorëve dhe heronjve për sakrificën e tyre

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se 18 prilli është ditë nderimi për dëshmorët dhe heronjtë që dhanë jetën për lirinë e vendit.

Këtë deklaratë e bëri në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës.

“Sot e gëzojmë lirinë dhe planifikojmë për të ardhmen falë sakrificës së tyre. Sot është 18 prilli,  Dita e Dëshmorëve të Prishtinës, ku në të gjitha pjesët e Prishtinës bëjmë homazhe sot si gjithmonëe, si çdo herë me komandantin Sopi dhe me komandantët e tjerë që na u bashkangjitën, që t’ju bëjmë homazhe t’ i respektojmë dëshmorët e heronjtë tanë. Po ashtu edhe respekt ndaj familjeve të dëshmorëve, heronjve tanë në këtë datë të madhe për sakrificën që kanë dhënë dëshmorët për vendin tonë, që sot ta gëzojmë lirinë dhe pavarësinë, ta gëzojmë demokracinë dhe të jemi të lirë të planifikojmë për të ardhmen e vendit tonë”, tha Rama.

spot_img

Të fundit