Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëfinancimi me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal në vlerë 330 000 euro. Elezaj dhe zëvendesministri Tafarshiku kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëfinancimin e projektit “Ndërtimi i trotuarit me ndriçim Klinë – Jashanicë dhe Krushevë e Vogël – Zllakuqan, ka njoftuar kryetare Elezaj në rrjetin e tij social në facebook.
“Kam kënaqësinë që të ndaj me ju edhe një lajm tjetër të mirë e të rëndësishëm për komunën tonë. Me zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku, sot kemi nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi për Bashkëfinancimin e projektit “Ndërtimi i trotuarit me ndriçim Klinë – Jashanicë dhe Krushevë e Vogël – Zllakuqan.
Vlera e përgjithshme e projektit, procedurat e të cilit do t`i fillojmë menjëherë, është 330 000 euro. 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚 𝐞 𝐊𝐥𝐢𝐧ë𝐬 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐨𝐣ë 𝐩𝐣𝐞𝐬ë𝐧 𝐦ë 𝐭ë 𝐦𝐚𝐝𝐡𝐞 𝐭ë 𝐩𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭𝐢𝐭, 𝐤𝐮 𝟐𝟑𝟎 𝟎𝟎𝟎 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐩𝐚𝐠𝐮𝐡𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐛𝐮𝐱𝐡𝐞𝐭𝐢 𝐢 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧ë𝐬 𝐬ë 𝐊𝐥𝐢𝐧ë𝐬, ndërsa 100 000 nga buxheti i MZHR-së.
E falënderoj Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për këtë bashkëpunim në këtë projekt shumë të nevojshëm, të duhur e të rëndësishëm për qytetarët tanë, në veçanti banorët e këtyre fshatrave në të cilat do të rritet siguria.
Bashkëpunimet e tilla ku komuna është bashkëfinancuese e projekteve janë dëshmi e qartë dhe shembull i qeverisjes së mirë në komunën tonë, menaxhim të duhur e të përgjegjshëm të projekteve”, ka thënë Elezaj.