HomeKomunaMuhaxheri: 9 kryetarët aktualë garojnë në zgjedhje lokale, Burim Berisha në pikëpyetje

Muhaxheri: 9 kryetarët aktualë garojnë në zgjedhje lokale, Burim Berisha në pikëpyetje

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Ai u shpreh se janë përgatitur për këto zgjedhje dhe se garojnë nëntë kryetarët aktualë, ku sipas tij vetëm Burim Berisha nuk është konfirmuar ende.

“Ne jemi përgatitur për zgjedhje komunale, e kemi mbajtur Mbledhjen e Kryesisë i kemi caktuar që në këto gara marrin pjesë nëntë kryetarët qe i kemi aktual, është problem ndoshta Fushë Kosova do ta bëjë një ndërrim, ende nuk është e konfirmuar që kandidati për kryetar që ka qenë deri tani fitues, z.Burim Berisha”, është shprehur ai.

spot_img

Të fundit