Në fshatin Caravik të Klinës sot janë djegur rreth 5 hektarë të mbjella me grurë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për fermerët, shkruan Gazeta Inzoom.
Një nga fermerët për Inzoom ka thënë se dëmi i shkaktuar është mijëra euro, ndërsa janë dëmtuar disa fermerë. “Ne kemi qenë në shtëpi kur jemi njoftuar nga të afërmit për përhapjen e zjarrit dhe menjëherë jemi angazhu për ta ndalur zjarrin dhe kemi njoftuar zjarrfikësit. Janë rreth 5 hektarë që janë djegur dhe disa fermerë që janë dëmtuar materialisht, të cilët I kemi humbur investimet e bëra në blerjen e farërave, plehut e përgatitjen e tokës. Boka e motmotit, që prisnim ta korrnim javën tjetër u dogj për pak minuta.”
Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar ekipet e zjarrëfikësve, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë ardhur edhe policia të cilët po e hetojnë shkakun e zjarrit./Gazeta Inzoom