HomeLajmeRasti i 400 kg drogë, dënohen me 75 vjet burg të akuzuarit

Rasti i 400 kg drogë, dënohen me 75 vjet burg të akuzuarit

Janë dënuar me 75 vjet burgim të akuzuarit për rastin e 400 kilogramëve drogë.

Pronarit të kompanisë “MC FOOD”, Izet Sheqiri iu shqiptua dënimi prej 20 vjetëve burg, Faton Vrajollit po ashtu 20 vjet, Kadri Sheqiri u dënua me 15 vjet burgim, ndërsa me nga 10 vjet secili u dënuan edhe Kadri Rrahimi e Fehmi Bytyqi, transmeton Klankosova.tv.

Bashkë me pesë të akuzuarit, në këtë rast akuzoheshin edhe Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina, por pas arritjes së marrëveshjes për pranimin e fajësisë çështja penale ndaj tyre ishte veçuar.

Ndryshe, i akuzuari Hyzri Sheqiri pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie me Prokurorinë, është dënuar me 7 muaj burgim efektiv për pengim të procedurës penale. Kurse, i akuzuari Naim Morina pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie, është dënuar me 6 muaj burgim efektiv për pengim të procedurës penale.

spot_img

Të fundit