Në prag të ndeshjes Kosovë-Turqi, autoritetet e sigurisë kanë ndërmarrë masa të shtuara për të garantuar zhvillim sa më të mirë të këtij eventi të madh sportiv.
Policia e Kosovës ka “blinduar” zonën përreth hotelit ku është akomoduar Kombëtarja e Turqisë, duke rritur ndjeshëm prezencën e saj në terren.
Këto masa vijnë si pjesë e planit të përgjithshëm të sigurisë për ndeshjen e shumëpritur ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, e cila zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.


