HomeLajmeKryetari i Klinës, Zenun Elezaj, kujton dëshmorin Kamer Bacaj në 27-vjetorin e...

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, kujton dëshmorin Kamer Bacaj në 27-vjetorin e rënies

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka përkujtuar sot dëshmorin e kombit Kamer Alush Bacaj, në 27-vjetorin e rënies së tij heroike.

Përmes një mesazhi përkujtimor, Elezaj ka vlerësuar lart figurën dhe sakrificën e Bacajt, duke theksuar se ai ishte një atdhetar i devotshëm që luftoi dhe u flijua për lirinë e vendit më 23 prill të vitit 1999.

“Vepra dhe sakrifica e tij, ashtu si ajo e të gjithë dëshmorëve të kombit, mbeten të paharrueshme,” ka theksuar Elezaj, duke shtuar se liria që gëzon sot Kosova është rezultat i gjakut dhe përkushtimit të tyre.

Ai ka theksuar se përulen gjithmonë me nderim para veprës së dëshmorëve, duke e cilësuar gjakun e tyre si themel të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

spot_img

Të fundit