HomeKomuna140 000 euro investim, me kërkesë të kryetarit Elezaj, Ministria e Kulturës do...

140 000 euro investim, me kërkesë të kryetarit Elezaj, Ministria e Kulturës do të bëjë restaurimin e kullës së Nue Jakut në Videjë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka filluar procedurat e prokurimit për konservimin dhe restaurimin e disa objekteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Një ndër objektet e trashëgimisë kulturore që do të restaurohet është edhe kulla e Nue Jakut në Videjë të Klinës.

Sipas njoftimit të publikuar nga Ministria, projekti do të kushtojë 141 000 euro, ndërsa kompania që ka fituar projektin është Albi Company nga Rahoveci.

Për realizimin e këtij projekti Komuna e Klinës më herët ka bërë kërkesë në MKRS, duke theksuar rëndësinë e restaurimit të kullës dhe ruajtjes së trashëgimisë i këtij projekti

/Gazeta Inzoom

spot_img

Të fundit