HomeLajmeTragjedia në Malishevë: Çifti bashkëshortor u gjetën të plagosur në dhomën e...

Tragjedia në Malishevë: Çifti bashkëshortor u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Kërvasari të Malishevës, ku një çift bashkëshortor është plagosur me armë zjarri.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi deklaroi për Ekonomia Online se njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku në një dhomë gjumi kanë gjetur dy persona të plagosur, një burrë dhe bashkëshortja e tij.

“Me datë 23.08.2026  rreth orës 23:20, jemi njoftuar për një rast të plagosjes me armë zjarri në fshatin Kërvasari-Malishevë. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku në një dhomë gjumi janë gjetur dy persona, një çift bashkëshortor, të plagosur nga arma e zjarrit. Të plagosurve u është ofruar ndihma e parë mjekësore dhe më pas janë dërguar për trajtim  në QKUK”, ka thënë ajo.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast. Rreth orës 01:10, nga QKUK jemi njoftuar se viktima femër, e moshës madhore, ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar  rast “Vrasje e rëndë”.

Sipas saj, hetimet lidhur me rrethanat e rastit janë duke vazhduar.

spot_img

Të fundit