HomeKomunaProblemet në arsim dhe kontratat e mësimdhënësve në fokus, drejtori i Arsimit...

Problemet në arsim dhe kontratat e mësimdhënësve në fokus, drejtori i Arsimit në Klinë takon Sindikatën

Drejtori i Arsimit në Komunën e Klinës, Qemajl Sejdija, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Sindikatës së Arsimit në këtë komunë, ku në fokus të diskutimeve ishin disa nga çështjet më të rëndësishme që po e preokupojnë sektorin e arsimit, shkruan Gazeta InZoom.

Gjatë takimit u diskutua për zbatimin e Kontratës Kolektive, problemet dhe sfidat me të cilat përballen punëtorët e arsimit, si dhe çështja aktuale e ndryshimit të kontratave të mësimdhënësve.

Përmes një njoftimi, Sejdija ka bërë të ditur se Komuna e Klinës mbetet e gatshme për bashkëpunim dhe komunikim të vazhdueshëm me sindikatën, drejtorët e shkollave, mësimdhënësit dhe të gjithë akterët e tjerë të përfshirë në sistemin arsimor.

“Gjatë takimit diskutuam për zbatimin e Kontratës Kolektive, problemet me të cilat përballen punëtorët e arsimit, si dhe çështje të tjera me rëndësi për mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor.

Një vëmendje të veçantë i kushtuam edhe çështjes aktuale të ndryshimit të kontratave të mësimdhënësve, duke shkëmbyer mendime dhe qëndrime për këtë proces.

Si Drejtor i Arsimit, theksova se Komuna e Klinës mbetet e hapur dhe e gatshme për bashkëpunim me sindikatën, drejtorët e shkollave, mësimdhënësit dhe të gjithë akterët e tjerë të përfshirë në arsim”, ka thënë drejtori Sejdija.

Ai ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional për adresimin e çështjeve dhe sfidave me të cilat përballet arsimi në komunën e Klinës. /Gazeta InZoom

spot_img

Të fundit