Komuna e Klinës ka siguruar pelet për një vit për ngrohje në shkolla. Për këtë projekt komuna do të shpenzojë 84 mijë e 400 euro, shkruan Gazeta InZoom.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, të publikuar në faqen zyrtare të Komunës, kontrata i është dhënë operatorit ekonomik Avni Murtezi B.I.
Në procedurën e prokurimit kanë marrë pjesë gjithsej gjashtë operatorë ekonomikë, ndërsa kontrata ka kohëzgjatje prej 12 muajsh.
Kontrata është dhënë më 10 nëntor 2026 dhe vlenë për një vit./Gazeta InZoom


