Llausha sot u bë vendtakim i shumë veteranëve të luftës dhe themeluesve të UÇK-së. Në këtë vend, në shtëpinë e Sabit Gecit, u bë zbulimi i zbulimi i pllakës përkujtimore, në shenjë nderimi për historinë dhe sakrificën e luftëtarëve të lirisë.
Në këtë tubim ka marrë pjesë edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka vlerësuar lartë kontributin e Gecit për liri.
Haradinaj ka thënë se në këtë shtëpi u morën vendime të rëndësishme për daljen publike të UÇK-së.


