Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, nëpërmjet një postimi në facebook ka uruar veteranët e luftës për 30 dhjetorin, Ditën e Veteranit. Elezaj ka vlerësuar lartë kontributin e dhënë nga veteranët e luftës, duke theksuar se veteranët e luftës kanë dëshmuar se për ta më e rëndësishme ka qenë lufta për çlirimin e trojeve shqiptare se vet jeta e tyre.
“URIME DITA E VETERANIT!
Shumë të respektuar veteranë të luftës,
Kontributin, angazhimin e sakrificën tuaj për lirinë e vendit e kujtojmë dhe nderojmë çdo ditë. Për atdhedashurinë e trimërinë tuaj u flasim gjeneratave të reja, për t`ju treguar se liria që sot e gëzojmë ka ardhë si rezultat i sakrificës tuaj. Veteranët e luftës kanë dëshmuar se për ta më e rëndësishme ka qenë lufta për çlirimin e trojeve shqiptare se vet jeta e tyre.
Sot, të gjithë luftëtarëve të lirisë që luftën e shenjtë për liri e filluan pa e ditur epilogun individual, ju uroj Ditën e Veteranit!
Falënderues e mirënjohës përjetë̈ ndaj luftëtarëve të lirisë̈, veteranëve të luftës!
Lavdi përjetë dëshmorëve të kombit!”, ka shkurar Elezaj.
https://www.facebook.com/photo?fbid=1116978223760666&set=a.409087147883114
Kjo ditë është e përcaktuar me Ligjin për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Neni 14 për Ditën e Veteranit thotë se “kjo ditë shënohet me 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës”.
Me këtë Ligj, veteranët e UÇK-së dhe anëtarët e familjes së ngushtë gëzojnë të drejtën e shërbimit shëndetësor falas në Spitalet, Klinikat dentare dhe Qendrat shëndetësore, që financohen nga shteti, si dhe përfitojnë falas barnat për sëmundje kronike – sipas kritereve të propozuara nga Ministria përkatëse për Shëndetësi dhe të miratuara nga Qeveria.
Po, me këtë Ligj parashihet edhe themelimi i Qendrës së Stresit Posttraumatik për Veteranët e UÇK-së, por kjo Qendër ende nuk është krijuar.