HomeLajmeShqetësues raporti i Instituti GAP: Komunat shënojnë ulje në transparencën buxhetore

Shqetësues raporti i Instituti GAP: Komunat shënojnë ulje në transparencën buxhetore

Instituti GAP ka publikuar raportin e transparencës buxhetore të komunave për vitin 2023.

Raporti përfshinë rezultatet e publikimeve të dokumenteve komunale që kanë të bëjnë me raporte financiare periodike.

Sipas këtij raporti vetëm katër komuna kanë arritur t’i marrin 100% të pikëve. Këto komuna janë Komuna e Drenasit, Komuna Vushtrri , Komuna e Lipjanit- dhe Komuna Hani i Elezit.

Komunat e tjera që kanë arritur rezultat të mirë janë Komuna Klinë, Komuna e Ferizajt.

Në krahasim me vitin 2022, kur 7 komuna kishin 100 pikë, për vitin 2023 komunat kanë shënuar rënie në rezultate.

spot_img

Të fundit