HomeLajmeIkja nga ballafaqimi, reagon AGK-ja: Bojkoti i LV-së, goditje e qëllimshme ndaj...

Ikja nga ballafaqimi, reagon AGK-ja: Bojkoti i LV-së, goditje e qëllimshme ndaj pluralitetit medial

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje për “rishqytrim të pozicionit” në dritën e vendimit për të bojkotuar disa nga televizionet më të mëdha në vend, ndërsa u cilësua si “goditje e qëllimshme ndaj pluralitetit medial që e shquan Kosovën dhe është vazhdimësi e një sërë veprimesh të kësaj qeverie dhe të Lëvizjes Vetëvendosje të drejtuara kundër gazetarëve dhe mediave në Kosovë.”

Për AGK-në, kjo përbën një “zhvillim që shkon kundër transparencës dhe përpjekjeve për të minuar rolin e gazetarëve dhe mediave për të mbajtur përgjegjëse partinë që ka udhëhequr Kosovën për 4 vjet për politikat e saj”.

AGK-ja ka dënuar gjithashtu sulmet vazhdueshëm të zyrtarëve të Vetëvendosjes ndaj gazetarëve dhe mediave.

Reagimi i plotë:

https://www.facebook.com/asociacioniigazetareve/posts/1012917870873620?ref=embed_post

spot_img

Të fundit