Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, dhe këngëtarja super e suksesshme, Xhensila Myrtezaj, i kanë dhënë fund martesës së tyre shumëvjeçare, duke i habitur të gjithë ndjekësit e tyre. Vendimi është tashmë zyrtar – Gjykata e Tiranës ka vulosur ndarjen e çiftit më të dashur të publikut.
Por ajo që ka tronditur edhe më shumë është detajet financiare të kësaj ndarje: Kallaku është urdhëruar të paguajë plot 1,500 euro në muaj për kujdesin e dy fëmijëve të tyre, Ajka dhe Amen, ndërsa Xhensila do të ketë të drejtën ekskluzive për edukimin dhe përkujdesjen ndaj tyre.
Aktori ka gjithashtu të drejtën t’i takojë fëmijët gjatë fundjavave dhe për pushime verore.
Misteri i madh –
Pas ndarjes, një pyetje që po ngrihet nga të gjithë është burimi i një pasurie të pabesueshme që kap shifrën 10 milionë euro!
Shtëpia luksoze e çiftit pranë Kopshtit Zoologjik, me vlerë mbi 1 milion euro, si dhe klinika dermoestetike e hapur nga Myrtezaj në zonën e Liqenit të Thatë, janë vetëm maja e ajsbergut të kësaj historie që ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Cilat janë arsyet e vërteta të kësaj ndarjeje?
Çfarë fshihet pas pasurisë së tyre? Përgjigjet mbeten të mjegullta, por spekulimet nuk kanë të ndalur!
Publiku pret me padurim të mësojë më shumë për dramën e vërtetë që fshihet pas kësaj ndarjeje të bujshme që ka bërë xhiron e mediave shqiptare dhe përtej.
Drini TV – Klinë #kosova #shqip #shqiptaretneperbote #shqipetaret