HomeLajmeHumbin jetën tre fëmijë në Jabllanicë të Gjakoves , si pasojë e...

Humbin jetën tre fëmijë në Jabllanicë të Gjakoves , si pasojë e shëmbjes së një objekti të pabanuar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë fshatin Jabllanicë të Gjakovës, ku tre të mitur humbën jetën si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar.

Sipas burimeve fillestare, tragjedia ndodhi kur një pjesë e strukturës së objektit u shemb, duke zënë poshtë tre fëmijët, të cilët ishin të moshës 13 deri në 15 vjeç. Viktimat janë identifikuar si Ideal Ramaj, Ramë Mehmetaj dhe Veton Morina.

Ekipet mjekësore që mbërritën menjëherë në vendngjarje konstatuan vdekjen e tyre, ndërsa trupat u transportuan në morgun e Spitalit Rajonal të Gjakovës për procedurat e mëtejshme.

Në operacionin e shpëtimit morën pjesë edhe njësitet policore, ambulanca dhe zjarrfikësit, të cilët punuan për të larguar mbeturinat nga objekti i shembur.

Autoritetet janë duke hetuar shkaqet e ngjarjes tragjike, ndërsa banorët e zonës janë të tronditur nga humbja e jetëve të reja në rrethana kaq të rënda.

spot_img

Të fundit